Jupp Heynckes u paraqit në konferencë për shtyp pas eliminimit nga Real Madridi në gjysmëfinale të Champions League. Tekniku Gjerman diskutoi për këto tema:
Eliminimi
”Nëse shikojmë të dyja ndeshjet mendoj se kemi qenë ekipi më i mirë. Eshtë një zhgënjim i madh që nuk arritëm finalen. Ishte një ndeshje e nivelit botëror. Ata duhet të falenderojnë Keylor Navas sepse ai ka qenë spektakolar. Ka bërë disa pritje fantastike. Eshtë shumë e vështirë. Ekipi im ka pasur një qëndrim shumë të mirë. Madridi ishte i kufizuar në fushën e tyre duke kërkuar kundërsulmet. Kemi luajtur shumë mirë dhe pa kujtuar se kishim mungesa nga dëmtimet. Eshtë një turp”
Madridi favorit për t’a fituar Championsin
”Do të jetë një finale e barabartë, në një finale mund të ndodhë gjithcka.”
Humbja në ndeshjen e parë
”Dëmtimet na lënduan në ndeshjen e parë dhe na munguan 5 lojtarë, por kam pasur besim të plotë te lojtarët e mi. Nuk do të kërkoj justifikime, nuk më duket e drejtë.”
Lamtumirë stolit Bavarez?
”Nuk do të kthehem më në stol dhe kjo është në rregull. Nuk ka shumë njerëz, që në moshën 72 vjecare, përfshihen në këto aventuar. Nuk kam një emocion respekti për këtë. Jam i dëshpëruar nga rezultati. 2-2 ka qenë si një humbje për ne. Eshtë një grup me karakter dhe ndihem krenar për t’a. Futbolli nuk u ka dhënë atyre cmimin që e merituan.”