Sergio Ramos foli për mikrofonat e mediave që u futën në fushë pas përfundimit të ndeshjes dhe analizoi në përgjithësi gjysmëfinalen. Kapiteni Madrilen foli për këto tema:
Vuajtja
”ADN-ja e klubit ju shtyn të luftoni deri në fund, kemi vuajtur së bashku. Në përgjithësi e merituam të jemi në finalen e Kievit.”
Bayerni
”Bayerni është një ekip madhështor, ata e kanë treguar këtë për shumë vite, janë një kockë shumë e fortë. Ata kishin posedimin më shumë, por ne ishim më të mirë nëse llogarisim dy ndeshjet.”
Finalja
”Jemi në një finale tjetër për t’a mbrojtur titullin tonë. Tani shkojmë të përgatisim finalen.”