Gjatë mëngjesit të sotëm, ekipi zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Bayernit në Bernabeu me fillim në ora 20:45.
Atmosfera e mirë mbizotëronte në ambientet e Ciudad de Real Madrid, ku ekipi po zhvillonte përgatitjet e fundit para ndeshjes më të rëndësishme të vitit.
Për disa sekonda gjatë stërvitjes, Isco pranoi topin dhe filloi të dhurojë magji me këmbët e tij duke e dëshmuar se jo kot të gjithë po e quajnë si ‘magjistari i futbollit në Spanjë’.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme për më tepër me këto prekjet e topit nga mesfushori Madrilen: