Ndeshja kthyese ndërmjet Real Madridit dhe Bayernit në kuadër të gjysmëfinales së Champions League është vetëm 24 orë larg.
Të dy trajnerët tashmë e dinë listën e lojtarëve të gatshëm por për ekipin ende nuk dihet se a do të jenë të gatshëm Isco dhe Nacho, të cilët janë stërvitur normalisht por nuk dihet se a do të luajnë. Mungesa e vetme tek ekipi do të jetë Dani Carvajal, i cili ka pësuar një tërheqje muskulare në ndeshjen e parë në Allianz Arena.
Ndërsa për Bayernin, tashmë dihet mungesa e 5 lojtarëve të tyre: Manuel Neuer, Jerome Boateng, Arturo Vidal, Kingsley Coman & Arjen Robben.
Neuer, Vidal dhe Coman munguan edhe në ndeshjen e parë ndërsa Boateng dhe Robben u dëmtuan në ndeshjen e parë.