James Rodriguez ishte lojtari që shoqëroi trajnerin e tij Jupp Heynckes në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër ish ekipit të tij. Kolumbiani diskutoi për këto tema:
Rikthimin në Madrid
”Kam respekt të madh për të gjithë njerëzit dhe ndjej se isha i lumtur këtu kur isha në Real Madrid”
A është e vecantë përball Zidane?
”Kundër tij nuk kam absolutisht asgjë, nuk ka ndjenja të zemërimit, unë dua vetëm dua të bëjë një ndeshje të mirë në mënyrë që Bayerni të kalojë këtë fazë dhe të luaj një finale. Kundër tij dhe kundër klubit nuk kam asgjë, kam vetëm ndjenja të mirënjohjes ndaj të gjithëve.”
A i mbyll dyert e rikthimit në ekipin Madrilen?
”Nuk kam për t’i dëshmuar askujt këtë, e tashmja ime është në Bayern, jam mirë dhe i lumtur duke menduar vetëm në këtë dhe pastaj të luaj mirë në Botëror. Do të shohim cfarë do të ndodhë më pas por e tashmja ime është në Bayern.”
A duhet të ndryshoni shumë gjëra?
”Mendoj se asgjë, kemi bëri një ndeshje të mirë, duhet të përpiqemi të luajmë gjithmonë mirë, të kemi më shumë intensitet dhe të shfrytëzojmë rastet, të shënojma gola, dicka që na ka munguar të martën dhe të jemi në rregull me rastet.”
A do të ishit të gatshëm të ktheheshit në Madrid?
”E tashmja ime është në këtë klub, në të ardhmen nuk e di se cfarë do të ndodhë. Dëshirojmë vetëm të bëj një ndeshje të mirë dhe të ndihmojë për të kaluar fazën dhe të luajmë futboll të mirë.”
Kush është fajtor për largimin nga Madridi?
”Nuk mendoj se ishte faji i dikujt, mendoj se kur kisha mundësinë të luajë shënova gola dhe dhurova asistime. Në sezonin e parë kam luajtur shumë dhe kam pasur mundësi të bëj numra të mirë dhe kur luan më pak ju kemi më shumë vështirësi për ata numra, nuk mendoj se ishte faji i dikujt. Mendoj se kur isha në gjendje të luaja, e bëja mjaft mirë.”
Cfarë pritje do të merrni?
”Të mirë, kam vetë ndjenja të bukura ndaj tyre dhe duke qenë këtu kam dhënë gjithcka, mendoj se ata do të më presin shumë mirë.”
A e keni shikuar ndeshjen ndaj Juventusit në Bernabeu?
”Jo, nuk e kam shikuar më shumë se 4 golat e ndeshjes.”
A i ka marrë Madridi ‘zemrën’ Bayernit?
”Kemi luajtur shumë mirë, celësi është se kur kemi rastet duhet të shënojmë, kjo ishte ajo që na mungoi në ndeshjen e parë. Duhet të shfrytëzojme rastet tona.”
Cfarë ka ndryshuar James?
”Jam duke luajtur në një zonë më të prekur të fushë dhe duhet të vrapojë më shumë, të shkojë dhe të kthehem kjo është ajo që ju kërkoni prej lojtari teknik dhe unë mund t’a bëjë këtë. Duhet të jeni të etur dhe në gjendje për të bërë gjërat e mira që i kemi bërë dhe mendoj se kam bërë një sezon të mirë.”