Bayern Munich tashmë ka arritur në Madrid dhe është vendosur në hotelin ku do të qëndrojë deri pas ndeshjes së nesërme.
Tekniku i tyre, Jupp Heynckes, ka udhëtuar me 20 lojtarë të gatshëm për ndeshjen e nesërme dhe në këtë listë është ftuar edhe mesfushori Shqipëtar i klubit Bavarez, Meritan Shabani.
Meritani është një mesfushor 19 vjecar nga Kosova që aktivizohet më shumë tek ekipi i dytë i Bayernit, por që në dy ndeshjet e fundit të tyre ka marrë ftesën edhe nga ekipi i parë.
Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar të Bayernit për ndeshjen e nesërme:
Ulreich, Starke, Früchtl, Wagner, Süle, Hummels, Thiago, Ribéry, Javi Martínez, Lewandowski, James, Rafinha, Bernat, Mai, Shabani, Rudy, Tolisso, Müller, Alaba, Dorsch dhe Kimmich.