Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Leganes, klubi ka marrë njoftimin në mënyrë indirekte nga Borja Mayoral për largimin e tij në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi Madrilen i cili luajti 90 minuta në fitoren e djeshme, pas ndeshjes konfirmoi se do të largohet nga klubi për shkak të minutazhës së vogël.
”Janë edhe disa ndeshje deri në fund të këtij sezoni por me siguri që do të largohem nga Real Madridi për të shikuar një klub ku mund të luajë më shumë minuta. Janë bërë 2 vite (Wolfsburg dhe Madrid) pa shumë minuta dhe unë jam i ri dhe kështu që kam nevojë të luajë më shumë.”, ishin fjalët e Mayoral për mediat pas ndeshjes së djeshme, që luajti dhe shënoi golin e fitores.