Zinedine Zidane u paraqit në konferencë për media pas fitores së sotme ndaj Leganes. Tekniku diskutoi për këto tema:
Fitoren
”Jam i kënaqur me qëndrimin e lotjarëve sot me 10 ndryshime, djem që kanë pasur pak kohë të lojës. Qëndrimi ishte shembullor. Ishte një pjesë e parë fantastike dhe kemi rënë pak në të dytën, por morëm tre pikët. Ne nuk mund të jemi të lumtur me performancat në La Liga në përgjithësi. Kemi humbur shumë pikë herët por jemi përmirësuar. Tani duhet të kthehemi në punë sepse po vjen ndeshja e vitit të martën.”
Rezultati në Allianz Arena
”Nuk e di se sa i rëndësishëm do të jetë avantazhi i ndeshjes së parë në Champions League. Ne e dimë se cfarë ka ndodhur ndaj Juventusit dhe vitin e kaluar ndaj Bayernit gjithashtu. Kemi nevojë për një performancë madhështore, duhet të luajmë më mirë sesa që kemi bërë nëse duam të kualifikohemi. Jemi gati. Do të japim gjithcka deri në fund.”
Bayerni
”Ata do të vijnë këtu me asgjë për të humbur. Ne do të duhet të vendosim një peformancë madhështore dhe kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë, më shumë se kurrë, sepse ata e dinë se për cfarë po luajmë. Tifozët kanë qenë gjithmonë prapa ekipit dhe i duam aty më shumë se kurrë që të na ndihmojmë të arrijmë finalen.”
”Eshtë ndeshja e parafundit në Champions League. Ne luajtëm një ndeshje pozitive në ndeshjen e parë, vecanarisht kur shikojmë rezultatin. Fituam kudo si mysafir dhe tani duhet të fitojmë në shtëpinë tonë. Kemi nevojë për një vendosmëri absolute.”
Benzema
”Mendoj që Benzema luajti si gjithmonë. Ndoshta mund të përpiqet të qesh më shumë për të dëshmuar se është OK, por kjo është mënyra se si është ai. Nuk isha as unë që buzëqeshja shumë si lojtar, por mendoj se ai është mirë. Nuk jam aspak i shqetësuar . Problemi është se qëndrimi i lojtarit nuk ka rëndësi për mua, të gjithë ata janë të rëndësishëm. Unë duhet të vendos dhe të zgjedh lojtarët që luajnë dhe ata që janë në stol. Ai ende mbetet një lojtar që ka shumë për të ofruar.”
Bale
”Ai duhet të vazhdojë atë që po bën: punën e madhe. Ai bëri mirë sot.”
Nacho dhe anësori i djathtë.
”Lucas Vazquez është një opsion. Nacho nuk është kthyer në stërvitje ende me pjesën tjetër të ekipit dhe mendoj se do të jetë e vështirë të luaj ndonjë pjesë. Do të duhet të kemi një vështrim në të, por nuk mendoj se është i mundshëm.”
Casemiro si qendërmbrojtës
”Ai e zëvëndësoi mjaftë mirë Sergion apo Varane, që nuk ishin 100%, pushuan. Opsioni i vetëm ishte të luaj me Casemiron dhe Vallejon, por është një dyshe që dua përsëri t’a shoh në fushë.”
Ceballos
”Jam i lumtur me performancën e tij. Ai bëri një shfaqje të shkëlqyer. Nuk ka pasur shumë lojë këtë vit dhe në të vërtetë nuk ishte pjesë e ekipit në shumë raste, sepse kur ata janë të gjithë gati, është vështirë të vendosësh mes tyre. Eshtë puna më e keqe e një trajnerit, ajo që të bësh vendimin.”
Achraf
”Ai është shumë i ri, është sezoni i tij i parë me ekipin e parë dhe duhet të marrim gjërat ngadalë me të. Duhet të shohim cfarë do të bëjmë të martën. Ai luajti mirë sot. Këtë vit ka luajtur më pak se sa është pritur, por jemi të lumtur me të dhe cdo gjë ai po mëson.”