Jupp Heynckes është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Eintracht Frankfurt dhe ka folur edhe për humbjen e së mërkurës nga Real Madridi në Allianz Arena.
”Nuk ka asnjë zemërim nga e mërkura. Zemërimi nuk është një mesazh i mirë. Nga humbja, e pa merituar apo jo, duhet të marrim motivimin. Si një lojtar gjithmonë thoja se do të isha më i mirë pas zhgënjimeve. Unë i njoh karakteret e lojtarëve të mi dhe e di që do të reagojnë të martën.”, janë fjalët e tij rreth humbjes 1-2 nga Madrilenët.
Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen e dobët që kishte Lewandowski dhe pret reagimin e tij të mërkurën: ‘‘Kam folur me Lewan shumë kohë dhe i kam thënë se pres reagimin e tij të martën në fushë, pasi kur kritikohesh, nëse ke perspektivë duhet të dish se si të merresh me këtë.”
Ndërsa në fund ai foli edhe për dëmtimin e Boateng që do t’a lë jashtë për ndeshjen kthyese: ”Ai do të rikthehet sa më shpejt që është e mundur për të qenë i gatshëm për Gjermaninë në botërorin Rusia 2018.”, dhe për dëmtimin e Robben: ”Nuk ka asgjë definitive, duhet të presim”