Vinicius JR ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian’ në të cilën ka folur për shumë tema rreth karrierës së tij dhe ka shprehur haptazi dëshirën për të luajtur me Neymar së bashku në Real Madrid
Neymar
”Nëse do Zoti, Neymar dhe unë do të luajmë bashkë në Real Madrid. Definitivisht jam në favor të asaj lëvizje nga Madridi sepse do të ishte ëndërra ime të luajë së bashku me Neymar. Eshtë idoli im në futboll. Nëse do të kisha mundësinë të luaja me të, do të ndihesha shumë i lumtur.”
Cristiano, frymëzimi i tij
”Cdo ditë jam falënderues që jam i bekuar me të bukurën e futbollit. Endërra e cdo lojtarit është që të ketë atë dhuratë por shumë pak e kanë. Cristiano Ronaldo është frymëzimi im. E admiroj atë që ai ka bërë në 10 vitet e fundit, duke luajtur në një nivel kaq të lartë. Nuk është vetëm talent dhe cilësi, gjithashtu edhe punë e madhe. Shpresojë se mund të ju tregoj këtë si ai një ditë.”
Frika për të udhëtuar në Europë
”Jam i shqetësuar për terrorizmin sepse nuk e di se cfarë të bëj, ku të vrapojë. Nuk është një problem që mund të parashikohet. Eshtë shumë i vështirë.”
Presioni
”Një ndryshim i madh në jetën time është që njerëzit presin shumë nga unë, edhe më shumë kur e dinë se unë jam shitur në Madrid. Cdo ditë është i njejti diskutim dhe nganjëherë ju kritikojnë, por duhet të kuptoni të gjithë situatat. Unë flas shumë me babain tim për faktin se edhe Cristiano, Messi dhe Neymar, kanë pasur ndonjëherë ndonjë ndeshje të keqe. Atëherë pse mos të kem edhe unë një ndeshje të keqe.”
Racizmi në Brazil dhe në futboll
”Jemi një vend që ka të gjitha ngjyrat, të gjitha llojet e njerëzve. Eshtë shumë trishtuese. Problemi kryesor nuk jam unë, familja ime më shqetëson. Futbolli mund të ketë një problem me racizmin më shumë se shoqëria, sepse ka shumë zili në futboll dhe familja ime vuan shumë. Unë nuk vuaj abuzimin racist në baza sepse njerëzit më njohin, por familja ime vuan. Mendoj se FIFA mund të reagojë me mirë kur ka një problem, ka shumë fëmijë që shikojnë futbollin dhe duan të shohin futboll të mirë dhe jo racizëm. Eshtë një cështje e keqe që ndikon në lojën dhe në shoqërinë tonë.”
Përulësia
”E di që ende nuk jam askushi dhe nuk kam bërë ende asgjë.”