Probleme për Zidane para ndeshjes kthyese ndaj Bayernit në gjysmëfinale të Champions League. Isco dhe Carvajal, praktikisht janë jashtë për ndeshjen e së martës pas dëmtimeve që pësuan në Allianz Arena.
Isco u detyrua të zëvëndësohej në fillim të pjesës së dytë (për Asensio) pasi një përplasje me Boateng në minutat e parë të ndeshjes ku lëndoi shpatullën e tij.
‘‘Pas testeve mjekësore të kryera sot, Isco është diagnostifikuar me një ndrydhje në shpatullën e krahut të majtë.”, është raporti mjekësor i klubit për dëmtimin e mesfushori Spanjoll.
Ndërsa Carvajal u detyrua të largohej në minutën e 66’të (për Benzeman), për shkak të një tërheqje muskulare.
”Pas testeve mjekësore të kryera sot, Carvajal është diagnostifikuar me një tërheqje muskulare në këmbën e majtë”, është raporti mjekësor i klubit për dëmtimin e mbrojtësit anësor.
Gjithashtu mjeku Jose Gonzalez, tha për ‘AS’ se të dytë janë praktikisht jashtë për ndeshjen ndaj Bayernit dhe Carvajal mund të rikthehet për 2 ose 3 javë por Isco mund të jetë plotësisht i gatshëm për finalen e Kievit, nëse ekipi arrin të kualifikohet.