Dani Carvajal do të mungojë në ndeshjen kthyese ndaj Bayernit në Bernabeu të martën e ardhshme.
Mbrojtësi Madrilen pritet të jetë jashtë fushave për 2 ose 3 javë dhe kështu do të rikthehej vetëm për finalen e Champions Leauge, nëse ekipi arrin të kualifikohet.
Carvajal mbrëmë pësoi një dëmtim muskular që e detyroi të largohet nga ndeshja, ndërsa vendin e tij e mori Vazquez.
Me vetëm 5 ditë para ndeshjes kthyese, Zidane shpresoj që Nacho do të kthehet dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për të mbuluar pozitën e krahut të djathtë.