Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bayernit, Keylor Navas në fillim ishte i pasigurtë me pritjet e tij dhe kjo gjë i kushtoi ekipit pasi u gjetën në disavantazh nga një gol i Kimmich që rrallë kush mund t’a besonte që mund të ishte gol duke e ditur që Navas ishte aty.
Menjëherë pas golit të Bayernit, portjeri Madrilen largoi një top nga zona duke e grushtuar me duart e tij ndërsa kjo solli edhe reagimin nga kapiteni Ramos që e këshilloi portjerin Madrilen. ”Kape topin vëlla, je vetëm, mos e largo”, ishin fjalët që kapiteni i tha portjerit.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme për të shikuar këtë moment kur Ramos i tha këto fjalë Navasit: