Nuk mund të mungonte djali i Marcelos, Enzo, në Munich. Ai e ndoqi nga afër ndeshjen në Allianz Arena, por një ditë më herët ishte i pranishëm edhe në stërvitjen e fundit të ekipit para ndeshjes.
Nga shkallët e stadiumit zbriti Enzo dhe rrinte me lojtarët Madrilen ndërsa kamerat kapën një moment kur iu afrua babai i tij, Marcelo.
Marcelo dhe djali i tij filluan një përshëndetje të veçantë me duart e tyre duke tërhequr edhe vëmendjen e kamerave që po ndiqnin nga afër stërvitjen e ekipit Madrilen.
Në videon që kemi sjellur më poshtë mund t’a shikoni këtë prapaskenë mes Marcelos dhe djalit të tij: