James Rodriguez ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Bayernit mbrëmë në gjysmëfinale ndaj Real Madridit, që e humbën me rezultat 1-2.
Pas ndeshjes, Kolumbiani pati disa fjalë për media:
Rezultati
”Ishte i afërt. Ata kishin dy raste të qarta dhe i shënuan. Ne kemi pasur 4 ose 5 dhe nuk i shënuam. Kjo është e keqe. Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe tani duhet të mendojmë për në Bernabeu.”
Ndeshja kthyese
”Të gjitha ndeshjet në Bernabeu janë të vështira. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përfitojmë nga mundësitë që kemi.”
Forma e tij
”Mendoj se jam duke pasur një sezon të mirë, për 8 muaj jam mirë. Mendoj se po luaj mirë. Tani, të mendojmë për ndeshjen kthyese.”
E ardhmja
”Rikthim në Madrid? Askush nuk e di se cfarë ndodh. Aktualisht jam në Bayern. Përjashton rikthimin në Madrid? Nuk e di, duhet të mendojmë për të tashmen. Në të ardhmen askush nuk e di se cfarë ndodhë. E vetmja gjë është se jam mirë këtu.”