Supersfida e shumëpritur ndërmjet Bayernit dhe Real Madridit në Allianz Arena është vetëm pak orë larg para fillimit.
Dhe të gjithë në Gjermani e dinë frikën nga Cristiano Ronaldo duke përfshirë edhe mediat Gjermane të cilat gjatë ditës së sotme raportonin për gjithcka rreth El Clasicos së Europës.
Eshtë mediumi ‘Spiegel’, ai që ka tentuar t’a dekoncentrojë Cristianon para ndeshjes së sontme duke shkruar një lajm në të cilin raportohej se ai do të mund të arrestohet dhe të qëndrojë në burg për 7 vite për shkak të një shkelje tatimore. Përvec kësaj ata shkruanin se agjenti i tij Jorge Mendes është i përfshirë në këtë rast me lojtarin Portugez.
Portugezi është mësuar me këto lloj lajmesh dhe aktualisht mendjen e ka vetëm tek Champions League dhe triumfi për herën e tretë radhazi në këtë kompeticion.