Zinedine Zidane u paraqit në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Bayernit. Tekniku Madrilen foli për këto tema:
Gjendja mentale
”Mirë, emocionalisht mirë, jemi të përgatitur për të bërë një ndeshje të madhe. Të gjithë lojtarët i pëlqejnë këto ndeshje’
Heynckes
”Dicka ka ndryshuar, dicka ka qenë shumë e mirë, kam respekt maksimal për të. Atë që bëri në Madrid, në Bayern..Eshtë admiruese, kam vetëm fjalë të mira për këtë njeri. Do të jetë një ndeshje e bukur, ne e pëlqejmë atë.”
Favoriti?
”Nuk ka asgjë, as për njëri as për tjetrin. Eshtë një gjysmëfinale, është e ndryshme nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën, vitin e kaluar, është tjetër ndeshje. Jemi në gjysmfinale dhe duam të luajmë një ndeshje të mirë, jemi të përgatitur për këtë duke e ditur se do të vuajmë, por ky është futbolli.”
Ke fituar të gjitha eliminatoret
”Eshtë një përkushtim që kemi, është një klub që gjithmonë është në këtë nivel, është në ADN-ën e këtij klubi, e shihni historinë e klubit. Luajtëm kundër ekipeve shumë të mira, edhe këtë vit madje. Dhe nesër do të jetë një eliminatore e vështirë.”
Benzema
”Do t’i mbroj lojtarët e mi deri në fund, sepse janë ata që më japin kënaqësi cdo ditë. Ndonjëherë mund të dështojnë por luftojnë dhe vrapojnë. Do t’i mbështes të gjithë lojtarët e mi.”
Rikthimi i Ramos
”Eshtë kapiteni dhe lideri ynë. Shumë i rëndësishëm për ne, kur Ramos është këtu është më mirë për ekipin.”
Cristiano
”E dimë peshën e Cristianos, shpresojmë që do të jetë mirë nesër.”
Rëndësia për të fituar Championsin
”Më shumë se për fitimin e Championsit ne mendojmë për një ndeshje të mirë. Lojtari që dëshiron të luajë në këtë lloj të ndeshjeve, është më i vështirë kur luani me një rival të ndryshëm dhe kjo na ka ndodhur këtë vit. Nuk kam dyshim se do të jemi 150% të gatshëm.”
Leksioni i mësuar nga Juve
”Asgjë, ky është futbolli. Në fund ne kaluam. Eshtë e kaluar, kam folur me stafin dhe lojtarët e mir por duhet të mendojmë atë që kemi përpara.”
James
”Nuk kam dashur që ai të largohej. Ai donte të luante më shumë dhe e kuptoj atë. Asnjëherë nuk kam pasur probleme me James, është vetëm ajo që thoni ju. Kishte nevojë për të luajtur më shumë, është e vetmja gjë. Por jo vetëm me të. Këtë vit ka ndodhur e njejta me lojtarët tjerë që ishin në stol.”
Dallimi mes La Ligas dhe Championsit
”Ishte një sezon i cuditshëm, i komplikuar. Në La Liga duhet të jemi më të motivuar cdo tre ditë dhe ne nuk ishim, sidomos në përqendrimin tonë. Dhe gjithashtu duhet të vlerësojmë sezonin sic po e bën Barcelona dhe tjerat ekipe. Nuk kishim rregullësi në kampionat. Tani e kemi në Champions, jemi në moment të mirë, por e dimë se do të luajmë kundër një rivali të madh.”