Federata e futbollit të Spanjës ka komunikuar për media se ka caktuar gjyqtarin e El Clasicos së 6 majit në Camp Nou.
Gjyqtar kryesor do të jetë Hernandez Hernandez dhe kjo nuk është hera e parë që ai ndan drejtësinë në një El Clasicos.
Hernandez ishte gjyqtar në El Clasicon e sezonit të kaluar në Bernabeu më 23 prill, ndeshje që përfundoi me fitore të Barcelonës në minutën e fundit 2-3.
Gjithashtu në këtë ndeshje Hernandez kishte përjashtur kapitenin Ramos me karton të kuq pas një ndërhyrje në Leo Messin.