Shkarkimi i Jupp Henckes pas fitimit të Champions League apo ‘La Septimas’ në sezonin 1997/98, solli një debat i madh mes mediave dhe Real Madridit.
Gjermani i riktheu lavdinë klubit pas 32 viteve duke i fituar trofeun e Champions League por ai u shkarkua vetëm pak ditë pas finales ndaj Juventusit, që e fituan dhe u shpallën kampion i Europës për herë të 7’të në historinë e klubit.
Tani ish presidenti i klubit në atë kohë, Lorenzo Sanz, zbulon detajet dhe arsyen pse u largua nga klubi Jupp Heynckes pavarësisht se fitoi Championsin.
”Ishte një trajner i madh, ndoshta nuk u përshtat shumë me ne por fitoi Kupën Europiane. Mendoj se ishte momenti më i lumtur për Real Madridin në 30 vitet e fundit. 32 vite pa fituar Champions. Kurrë nuk kam parë më shumë njerëz sesa në festimin e La Septimas.”
Pse nuk vazhdoi t’a udhëheqë ekipin?
”Ishte ai që na tha se nuk mund të vazhdojë me këtë ekip dhe ata lojtarë. Në ato momente, vendosëm që ishte më mirë të ndryshonim trajnerin. Nuk e di nëse gabuam por dy vite më vonë ne u kthyem për t’a fituar një tjetër Kupë Europiane.”
Rikujtojmë që Heynckes qëndroi në klubin Madrilen për vetëm 1 sezon (1997/98) dhe arriti t’i fitojë dy tituj: Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës dhe Champions League ndaj Juventusit. Në La Liga përfunduan në pozitën e katër me 11 pikë prapa Barcelonës që u shpall kampion.