Zinedine Zidane mund të thotë që ka vetëm kujtime të mira nga Bayern Munich, të paktën si Madrilen. Vetëm dy humbje, si lojtar dhe trajner në 9 ndeshje ndaj kampionit Gjerman dhe gjithmonë i ka eliminuar: dy herë si lojtarë dhe dy herë tjetër në stolin e ekipit Madrilen prej të cilëve një herë si trajner dhe tjetrën herë si asistent i Carlo Ancelottit.
Humbjet e Zidane nga Bayerni ishin në epokën e tij në Bordeaux. Nuk luajti në ndeshjen e parë (humbje 2-0) dhe në të dytën gjithashtu (1-3).
Por në Madrid, tekniku ka marrë hakmarrjen e tij. Francezi ka arritur 6 fitore ndaj Bayernit (2 fitore si lojtar, 2 fitore si ndihmës trajner dhe 2 si trajner) dhe 1 barazim si lojtar Madrilen në sezonin 2003/04.
Gjithashtu, si lojtar Madrilen Zidane kishte shënuar një gol me volley, që i solli kualifikimin më tutje ekipit në sezonin 2003/04.
Dy ndeshjet e ardhshme të Zidane në gjysmëfinale të Champions League do të jenë mjaftë të vështira për ekipin duke e ditur që klubi Bavarez kërkon hakmarrje për humbjet e sezonit të kaluar pikërisht me Zidane që ishte trajner në stolin Madrilen.