Dani Carvajal ka dhënë një intervistë për Codere Apuestas në të cilën ka folur rreth ndeshjes së Champions League.
”Asgjë nuk është e pamundur, ne do të luftojmë për të. Jemi duke punuar dhe nëse kemi arritur dy radhazi, pse mos të shkojmë edhe për të tretën Champions League radhazi.”
”Që nga koha kur jam këtu jam me fat që kam arritur gjysmëfinalen çdo vit. Cdo vit ka diçka të veçantë dhe këtë sezon, për më tepër, për rivalët që kemi luajtur dhe jemi të lumtur, e presim me padurim ndeshjen.”
”Bayerni? Duhet t’i mbajmë këmbët në tokë dhe të përballojmë gjysmëfinalen me entuziazëm të madh. Robben, Lewandowski dhe Ribery, mbi të gjithë, janë tre lojtarë shumë të vështirë për t’i markuar, në fund, çdo detaj mund të shënojnë një gol.”
”Dita e prezantimit në këtë klub gjithmonë qëndron me ju. Por gjithashtu i mbaj titujt e fituar me këtë klub. Kam pasur fatin e mirë për të ngritur tre Champions, dhe mbi të gjitha, për t’i parë ato netët magjike në stadium. Sidomos tek unë qëndron festimi në Cibeles pasi fituam La Deciman, që ishte diçka e mahnitshme.”