”Duhet të shënoni gola”. Eshtë slogani që Zidane iu ka thënë lojtarëve të tij para ndeshjes gjysmëfinale të Champions League ndaj Bayern Munich. Eshtë e qartë për ekipin që i kanë munguar golat në ndeshjet e fundit (vs. Atletico, vs. Juventus, vs. Malaga dhe vs. Bilbao) dhe Zidane iu ka thënë lojtarëve se ‘nuk mund të dështojnë më shumë para golit’, sidomos ndaj Gjermanëve që janë një ekip shumë më vertikal dhe agresiv sesa ekipet tjera.
Ekipi gjeti mirë rastet për gola ndaj Atleticos por Oblak ishte vendimtar që ndeshja të përfundoj barazim 1-1. E njejta ndaj Juves. 0-3 në në ndeshjen kthyese, një gol i anuluar, 13 goditje dhe vetëm një gol nga penalltia në minutën e fundit. Kjo vazhdoi edhe ndaj Malagas pasi vetëm dy gola dhe njëri ishte nga gjuajtja e lirë. Dhe historia e njejtë ndaj Bilbaos. 23 goditje dhe vetëm një gol nga Cristiano.
Zidane pozitiv
”Nuk jam i shqetësuar, gjithmonë përpiqem të jem pozitiv dhe të mendoj se gjërat do të shkojnë mirë.”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes së fundit ndaj Bilbaos.
Tekniku Madrilen do të punojë sot dhe nesër me lojtarët e tij më së shumti për golat. Eshtë pikërisht mungesa e golave ajo që i ka sjellur dyshime atij për formacionin startues: të startojë me Benzema apo me Asension ose Vazquez.