Dueli më i përsëritur në Champions League nuk mund të jetë tjetër përvec se Bayern vs. Real Madrid. Deri më tani këto dy ekipe janë përballur 24 herë në kompeticionet Europiane dhe me dy ndeshjet e ardhshme gjysmëfinale do të jenë 26. Bilanci nuk mund të jetë më i barabartë: 11 fitore për Realin – 11 fitore për Bayernin dhe 2 barazime.
Shumë lojtarë kanë luajtur për të dyja ekipet dhe ka shumë tjerë që e bëjnë këtë aktualisht. Rasti i Robben është i vecanti. Arriti në Bernabeu nga Chelsea. La ndjenja shumë të mira edhe pse dëmtimet e vështirësuan rrugën e tij në Spanjë. Klubi Madrilen e shiti atë në klubin Bavarez për një shumë rreth 25 milionë euro. Në Gjermani ai ka treguar se është njëri nga lojtarët Holandez më të mirë të historisë së futbollit.
E njejta shumë u pagua nga Madridi për të marrë shërbimet e Toni Kroos. Gjermani përfundoi kontratën me Bayernin dhe marrëdhëniet e mira mes dy klubeve e sollën atë në Madrid. Bayerni e shiti për 25 milionë euro, një shifër shumë e vogël në krahasim me cilësitë e tij.
I fundit nga ata miqtë e vjetër nuk është tjetër vecse James Rodriguez. Kolumbiani gëzoi sezonin e parë në Madrid duke shënuar 17 gola dhe dhuruar 17 asistime. Marrëdhëniet e tij me Zidane i krijuan atij mundësinë të nisej për në Munich si huazim dy vjecar me të drejtë blerje, dhe sic tha Rummenigge, ai pritet të blihet përfundimisht nga klubi Bavarez dhe të qëndrojë për një kohë të gjatë atje.
Dhe në fund, Lewandowski ndoshta mund të jetë lojtari i ardhshëm që mund t’i bashkohet kësaj liste, por për këtë duhet të presim verën e ardhshme nëse klubi Madrilen vendos të fillojë transferimin e tij.