Ish lojtari gjerman Madrilen në vitet 1977-1985, Uli Stielike ka dhënë një intervistë për mediat në Kinë ku aktualisht është trajner i Tianjin Teda, në të cilën ka folur edhe për gjysmëfinalen ndërmjet Bayernit dhe Real Madridit.
Si e shihni gjysmëfinalen Bayern vs. Real Madrid?
”Një keqardhje që do të përballen tani pasi do të ishte një finale fantastike. Bayern vs. Real Madrid duhej të ishte finalja. Dhe përvec kësaj, nuk ka ndodhur kurrë.”
Cili ekip është më i fortë?
”E shoh Bayernin më të qëndrueshëm, pa dyshim. Kanë fituar kampionatin e tyre. I shënuan 6 gola Lerekusenit në stadiumin e tyre, dhe është një ekip i madh në Bundesliga. Sezoni i Bayernit deri në këtë moment është mbresëlënës.”
Po, Madridi?
”Kanë shumë ngritje dhe ulje në La Liga. Ky është problemi i tyre që nuk mund t’i besoni.”
Një Madrid me ‘BBC’ apo me katër mesfushorë?
”Kjo varet nga trajneri. Nëse Zidane është i bindur se loja e Madridit imponohet me posedim të topit, atëherë luan me 4 në mesfushë. Por mendoj se në Munich ata duhe të lënë mënjanë posedimin e topit me 60%.”
Hapësira e kërkuar me BBC?
”Së pari duhet të ndaloni lojën sulmuese të Bayernit dhe të kërkoni kundërsulmet. Bayerni në Munich ka treguar se ata nuk presin që t’i shikojnë ndeshjet.”
A mund të krahasohen Cristianon me Lewandowskin?
”Janë të mirë, e dinë se cfarë është kjo për shkak se kanë qenë këtu për shumë vite dhe nuk e shoh asnjë problem tek ta.”
Bale?
”Eshtë një rast si i Benzemas. E shoh atë jashtë. Kam përshtypjen se ai nuk iu është përshtatur jetës spanjolle. Dhe ka pasur fatin e keq me dëmtimet. Por nuk ka dyshim se ai ka cilësi.”
Sa i rëndësishëm është Cristiano në historinë e Madridit?
”Shikoni, lojtarët si Di Stefano, Puskas dhe Gento ishin ata që ndërtuan shtëpinë. Këta askush nuk do t’i harrojë. Ata sot jetojnë në shtëpi dhe kanë blerë mobilje por shtëpia u ndërtua nga të tjerët. Cristiano është mjeshtri aktual i Real Madridit, por kjo shtëpi është konstruktuar nga Di Stefano, Puskas dhe Gento”