Arjen Robben e di se si është të luash për Real Madridin…dhe kundër tyre. I humbur dhe i eliminuar në dy përballjet e fundit ndaj tyre në Champions, dhe kjo është arsyeja pse ekipi Madrilen është favorit dhe ka fituar dy Champions League radhazi.
”Real Madridi mund të jetë favorit, por kjo është dicka për të cilën nuk më intereson.”, pohoi Holandezi, duke e ditur se kjo rrethanë është më ndryshe se dy herët e fundit.
Ajo që duket e rëndësishme për numrin 10′ të Bayernit është të bëjnë një ndeshje madhështore në Allianz Arena. ”Për t’u kualifikuar në finale duhet të bëjmë një ndeshje të madhe në shtëpi. Allianz Arena mund të jetë deçizive.”
Robben gjithashtu e ka të qartë rrezikun nga ekipi aktual i Madridit: ”Eshtë e qartë se potenciali më i madh i tyre është sulmi. Kanë futbollistë të mëdhenjë dhe për t’i ndalur ata është thelbësore që të gjithë së bashku të mbrohemi nga ta”