Ish lojtari Madrilen dhe Blaugran, Javier Saviola, ka dhënë një intervistë për El Transistor në të cilën ka folur për momentet që kaloi në dy klubet më të mëdha në Spanjë: Real Madrid dhe Barcelonë.
Sa i përket kohës në Madrid ai tha: ”Momentet më të vështira ishin në Madrid, jo profesionale, por trajtuese. Kur një lojtar nuk luan dhe shpenzon kohën pa vazhdimësi nuk është mirë. Ishte vështirë por cdo herë që shkoj në Madrid takohem me ish bashkëlojtarët dhe ish drejtuesit qe kisha raporte të mira.”
Ndërsa sa i përket kohës në ekipin Blaugran: ”Kam qenë në klube që më kanë trajtuar shumë mirë, kam fituar gjëra të rëndësishme në Sevilla dhe kam kujtime të mira në Barcelonë, njerëzit më kanë pritur me dashuri. Viti i parë ishte spektakolar. Kam pasur fat të shënojë shumë gola dhe ishte një vit i madh personalisht, më pëlqeu shumë, isha i ri dhe shënoja.”