Kaloi Malaga, kaloi Bilbao dhe në Valdebebas nuk ka të dëmtuar përvec Nachos i cili do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë ndaj Bayernit. Dy ndeshjet e fundit të ekipit në La Liga nuk i kanë sjellur dëmtime ekipit. Tani në fund të sezonit Zidane do të ketë në dispozicion pothuajse të gjithë lojtarët.
Ajo që duhet të vendoset, të mërkurën në Munich, tekniku do të rreshtojë ekipin e tij të mbrëmjes. Ose, në mënyrën tjetër, nuk do të ketë kufizime mjekësore për të formuar formacionin që e konsideron më të përshtatshmin.
Për të mos shkuar larg, Zidane e konsideron se ata që startuan ndaj Juventusit në ndeshjen e parë do të luajnë edhe të mërkurën në Allianz Arena.
Ky ishte formacioni: Navas; Carvajal-Ramos-Varane-Marcelo; Casemiro-Kroos-Modric-Isco; Cristiano-Benzema. Ky formacioni arriti fitore 0-3 në Torinho dhe sipas Marcas, tekniku Madrilen dyshon vetëm në vendin e Benzemas pasi 10’të lojtarët tjerë e kanë të sigurtë vendin në formacionin startues në ndeshjen ndaj ekipit Bavarez.
Forma jo e mirë e Benzemas dhe forma e mirë e Asensio dhe Vazquez, i kanë sjellur atij vështirësi se me kë të startojë në ndeshjen e së mërkurës. Një gjë është e sigurtë sipas Marcas, nëse nuk starton Benzema atëherë do të startojë Asensio dhe Vazquez.