Një ditë e trishtë për futbollin dhe për fansat e Arsenal. Tekniku që ka më tepër se 20 vite që udhëheq skuadrën Londineze, deklaroi sot në një intervistë për mediat që nuk do të jetë trajner i Arsenal në sezonin e ardhshëm.
Por, se çfarë ofertash kishte ai disa vite më parë dhe çfarë sakrificash ka bërë ai për ekipin, e zbulon vet ai duke zbuluar një prapaskenë të vitit 2009 kur refuzoi një ofertë prej 6 milion paund në vit nga Florentino Perez për të udhëhequr Real Madridin.
“Ajo që Real Madridi dëshiron të bëje është të prodhojë atë që unë e quaj futboll spektakolar, por kur vjen puna tek krijimi i një ekipi, ekziston një tjetër dimenzion.”
“Une dua të kem sukses duke ndërtuar një skuader me stil, një skuadër që din se si vepron me një kulturë loje specifike tek një klub dhe tek fansat që do të shijonin futbollin e të rinjeve. Kjo është ajo që kam zgjedhur në karrierën time dhe dua t’ju siguroj që do të vazhdoj këtu në Arsenal.”
“Jam duke ndërtuar një projekt me një skuadër të re por qëllimi im eshte që t’a dergoj këtë projekt deri në pikën e fundit. Për mua, kënaqësia me e madhe vjen kur i shoh këta lojtar teksa luajnë futbollin që mua më pelqen t’a shoh.”
“Shifrat per të cilat po flasim me Realin mund te duken shokuese (shuma që Real Madridi planifikonte të investonte në merkaton e çmendur të 2009), por ata janë fruti i nje kalkulimi të vendosur nga investitorët e ketij klubi.”
“Unë besoj se është e nevojshme t’i leme anash gjykimet morale dhe thjesht të shohim nese ky operacion do të jetë profitabil. Sipas mendimin tim, te blesh më tepër se 3 lojtar në një merkato, ashtu siç Real Madridi planifikon, është të ndërmarësh një rrezik teknik.”