Sulmuesi më në formë për momentin në Spanjë është Raul de Tomas. Futbollisti Madrilen i huazuar në Rayo Vallecano po kalon nëpër një sezon madhështor në Segunda B me ekipin e tij që synon inkuadrimin në La Liga.
Raul de Tomas ka dhënë një intervistë për mikrofonat e El Larguero de la Cadena SAR në të cilën ka folur për të kaluarën e tij në Madrid, raportet me Zidane dhe destinacionin e tij në sezonin e ri. Ai e ka një qëllim të qartë: të ketë sukses në Madrid.
Jeta me vëllaun dhe trajnerin personal
”Kur e mora vendimin për t’u larguar nga Madridi, vendosa të ndryshojë stilin e jetës time dhe të stërvitjes. Vendosa ta ndryshoj trajnimin tim me një trajner personal në shtëpi, që ka qenë celësi për t’u pjekur këto vite.”
A ndjehet i shqetësuar nëse nuk shpallet golashënuesi më i mirë
”Jam shumë i lumtur personalisht dhe kolektivisht. Objektivi im nuk është Pichichi, është të hyp Rayo. Ndoshta goli im ndaj Zaragozas do të ishte goli më i mirë dhe tjetri do të ishte më i mirë.”
E kaluara e tij në Valladolid
”Shpresojmë që të dyjat mund të hyjmë në La Liga, sikur Rayo ashtu edhe Valladolidi. Më trajtuan shumë mirë atje. Në Valladolid kam vetëm fjalë falënderimi.”
Boksi si një hob i tij
”Më pëlqen boksi dhe cështja fizike, lëvizshmëria dhe lufta por unë nuk e bëj atë sepse nuk mund të shkojë me një sy të zi apo një deformim në fytyrë.”
A është i kujdesshëm për të ardhmen
”Do të ishte absurde të mos flasim për asnjë klub. Unë i përkas Madridit dhe falënderoj Rayon për trajtimin që kam marrë sepse jam këtu ku kam dëshiruar. E ardhmja ime do të vendoset brenda një apo dy muajsh në varësi të asaj që po ndodh, por tani jam i përqendruar te Rayo.”
Endërra për të luajtur në Real Madrid
”Nëse jam i sinqertë, unë fle cdo natë duke menduar të jem një lojtar i Real Madridit, në gjendje për të luajtur me cilindo lojtar të ekipit.”
Cristiano si referencë dhe Zidane si idol
”Cristiano është shembulli im për t’a ndjekur. Ndihem i identifikuar me të edhe pse idoli im gjithmonë ka qenë Zidane.”
Mendon se ke humbur ‘besimin’ e Zidane
”E kam menduar shumë herë që kam humbur trenin. Në vitin e parë të Zidane kishte shumë pritshmëri për mua, ai foli shumë me mua dhe i pëlqeja si një futbollist.Gjithmonë e marrë përsipër fajin, sepse unë e di që atë vit nuk dhashë atë që pritej nga unë, jo vetëm për Zidane por edhe për Real Madridin”
Largimi nga Madridi dhe ndryshimi i vendit
”Kur u largova nga Madridi kuptova se kisha nevoj për të ndryshuar gjërat sepse në fillim nuk kisha potencial për të qenë aty.”
Preferon të luash për Barcelonën?
”Nuk do të shkoj në Barcelonë. Të luash me Messin është një privilegj por Barca është larg nga unë pasi gjithmonë kam qenë në Real Madrid dhe nuk mendoj se Barcelona do të shfaq interesim për mua.”
A është gati për të luajtur në La Liga?
”Tani e shoh veten si një lojtar plotësisht për La Liga. Ndihem i kualifikuar si në sport ashtu edhe personalisht.”