Raphael Varane ka dhënë një intervistë për të përditshmen Madrilene ‘AS’, në të cilën ka analizuar sezonin aktual. Kjo ishte intervista e tij e plotë:
4 muaj pa dëmtim dhe në një nivel shumë të lartë
”Ndihem shumë mirë. Eshtë e vështirë që ndaj Juventusit pranuam tre gola, por nuk kam ndjenjën se bëra një ndeshje të keqe. Mendoj se ekipi bëri një punë të mirë dhe se, kur ne jemi të vendosur në mbrojtje, lëmë shumë pak vend për rivalët. Personalisht jam shumë i lumtur: luaj shumë dhe mendoj se sjell gjëra të mëdha falënderuese ndaj kolektivit në duele, duele ajrore, mënyrën për të vjedhur topin nga prapa. Mundohem të jem sa më efikas që është e mundur.”
La Liga ishte zhgënjyese, por vjen Bayerni në Champions?
”Do të jenë dy ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme, të nxehta. Ne e dimë se Bayerni do të jetë shumë e fortë. Duhet të gjejmë forcë fizike dhe efikasitet teknik për të kundërshtuar planet e gjermanëve. Por ne jemi Madridi dhe jemi mësuar me këto ndeshje të mëdha. E dimë se si të gjejmë qetësin që kërkon ky lloj i ndeshjeve. OK, është Bayerni, por nuk ka nevojë t’i shtojmë më shumë presion vetvetes. Gjëja esenciale është të luajmë si dimë dhe si e bëjmë atë.”
Kritikat dhe Anti-Madridizmi?
”Eshtë e qartë se ka shumë njerëz që ëndërrojnë të na shohin poshtë. Nuk ka dyshim. Megjithatë, ata nuk janë shumica. Ne ndjejmë dashurinë e tifozëve tonë dhe e dimë se Madridi është një klub i adhuruar nga e gjithë bota. Në vitet e fundit jemi shumë prezent në majat e të Championsit dhe futbollit. Jam i vetëdijshëm se po na presin përballjet kundër Bayernit dhe se do të jenë më të ndërlikuara se në sezonin e kaluar. Por insistoj, kritikët nuk janë shumica. Ka shumë njerëz që na mbështesin.”
Motivi pas kritikave?
”Jemi mësuar të jetojmë me këtë presion dhe na pëlqen. Të fitosh është shumë e komplikuar, por duke fituar cdo vit edhe më shumë. Dhe ne e dimë se ata po presin, për të mirë dhe të keq. Ndaj Bayernit duhet të mbajmë kokat tona shumë të ftohëta, gjë që është më e rëndësishmja kur gjërat bëhen të vështira. Ne kemi përvojën në favorin tonë.”
Bayerni vjen me qëllimin e hakmarrjes
”Eshtë një gjysmëfinale Champions dhe do të jetë shumë e nxehtë në vetvete. Ajo që tha trajneri i Bayernit nuk do të ndryshojë asgjë në formën tonë të përgatitjes për një përballje të dyfishtë.”
Vetëm Cristiano në formë nga sulmi? Çfarë nëse ai kalon një ditë të keqe në Munich?
Eshtë Benzema apo Bale. Besoj se sulmuesit e tjerë mund të japin gola të rëndëishëm, edhe pse është e vërtetë se Cristiano bën gjëra të pabesueshme. Cdo herë që mendojmë se ai do të ulet, rikthehet me një grumbull të golave. Me Cristianon jemi të habitur dhe befasuar vit pas viti (qesh).
Barazimi i Zidane sa i përket ndeshjeve të luajtura me klubin
”Eshtë një nder për mua sepse Zidane është një idol. Nuk kam folur për këtë me Zidane ende, por jam i sigurt se do t’a bëjë në ditët e ardhshme.”