Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit europian ‘UEFA-s’, Aleksander Ceferin ka reaguar rreth polemikave që u shkaktuan pas penalltisë që Michael Oliver e akordoi në sekondat e fundit të ndeshjes Real Madrid vs. Juventus.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ai foli për këto tema:
A do të ndikonte VAR në ndeshjen Real Madrid-Juve?
”Asgjë nuk do të ndryshonte. Ka nga ata që e panë atë penallti rreth 20 herë dhe thanë po ndërsa pjesa tjetër thotë jo. Në City-Liverpool, mund të kishte qenë e dobishme, por do të dilnin probleme të tjera.”
Fjalët e Buffon
”Ajo që tha ai nuk është e drejtë. Sidoqoftë, nga pikëpamja e lojës, e kuptoj zhgënjimin dhe dëshpërimin e eliminimit në minutën e 93’të.”
Vitin kur do të jetë VAR në Champions?
”Sinqerisht mendoj se do ta kemi në Champions League dhe në Europa League që nga sezoni 2019/20”
Kritikat për Collinan
”Collina nuk është fajtor, është si trajneri që zgjedh ekipin: zgjedh më të mirin për të fituar. Por cfarë faji ka ai?”