UEFA përmes një komunikate ka njoftuar të gjithë adhuruesit e futbollit se më 21 prill me fillim në ora 16:00, në stadiumin ‘Stade de Geneva’ në Gjenevë të Zvicrës, do të luhet një ndeshje bamirësie në mes të legjendave të njohura të historisë së futbollit.
Do të jetë një përballje mes ekipit me kapiten Luis Figo dhe në anën tjetër ekipi tjetër me kapiten Ronaldinho. Dy trajnerët për këtë ndeshje do të jenë Didier Deschamps për ekipin e Figos dhe Carlo Ancelotti për ekipin e Ronaldinhos.
Këta legjenda do të luajnë në ekipin e Luis Figos: Luis Figo (kapiten), Dida, Vítor Baía, Míchel Salgado, Frank de Boer, Rio Ferdinand, Cristian Chivu, Dejan Stanković, Robert Pirès, Jari Litmanen, Christian Karembeu, Andrea Pirlo, Raúl, Robbie Keane, Kelly Smith dhe Nuno Gomes.
Ndërsa për ekipin e Ronaldinhos do të luajnë këta legjenda: Ronaldinho (kapiten), David James, Antonis Nikopolidis, Juliano Belletti, Cafu, Edmílson, Casey Stoney, Éric Abidal, Michael Essien, Youri Djorkaeff, Gaizka Mendieta, Ronald de Boer, Henrik Larsson, Alexander Frei, Patrick Kluivert dhe Célia Šašić.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Pierluigi Collina.