Ish lojtari i Barcelonës, Rafa Marquez, i cili luajti 240 ndeshje për Blaugranët nga viti 2003 deri në vitin 2010, ka mundur shumë lehtë të ketë një histori tjetër dhe atë me rivalin e përjeshtshëm të ish klubit të tij, Real Madridin.
Në një intervistë për ESPN, meksikani ka zbuluar arsyen se pse nuk kishte nënshkruar me Madridin një vit para se të transferohej në Barcelonë.
”Bisedimet mes Madridit dhe Monacos ishin të avansuara për transferimin tim. Unë isha i ngazëllyer por ato u ndërprejtën për shkak se nënshkruan me Ronaldon (fenomenin). Qëndrova në Monaco dhe erdhi një ofertë nga barcelona. Ndihesha me fat që Real Madridi u interesua për mua por në fund as që nuk do të mendoja se do të merrja një kontratë nga rivali i tyre.”, janë fjalët e ish lojtarit Blaugran.
Marquez qëndroi në Barcelonë për 7 vite dhe fitoi 11 trofe gjatë kësaj kohe duke përfshirë dy Champions League dhe 4 La Liga.