Karim Benzema ka dhënë një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’ në të cilën ka folur për karrierën e tij në përgjithësi duke përfshirë edhe ndeshjet me kombëtaren e tij.
Përvec tjerash, ai zbuloi arsyen pse asnjëherë nuk e kishte kënduar himnin e kombëtares së Francës apo La Marsellesan.
”Nëse e dëgjoni mirë dhe deri në, La Marsellesa është një thirrje për luftë. Kjo nuk më pëlqen mua.”, thotë sulmuesi Madrilen i cili që nga viti 2015 nuk është ftuar nga kombëtarja e tij për shkak të skandalit me Mathieu Valbuena.