Jup Heynckes është paraqitur në konferencë për shtyp para gjysmëfinales së kupës së Gjermanisë ndaj Bayer Leverkusen, dhe ka folur edhe për dëmtimin që pësoi dje në stërvitje Arturo Vidal dhe beson se ai do të rikthehet për një kohë të shkurtër duke mos përjashtuar edhe ndeshjet ndaj Real Madridit më 25 prill dhe 1 maj.
”Ai thjesht ka përdredhur gjurin dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje të vogël, kështu që pritet të mungoj për një kohë afatshkurte.’‘, thotë tekniku Bavarez.
Mesfushori Kilian dje u lëndua në stërvitje dhe u desh të ndihmohej nga stafi mjekësor i klubit Gjerman pasi nuk mund të lëshonte fushën i vetë.
Bayerni do të luajë më 25 prill në Allianz Arena dhe më 1 maj në Bernabeu ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Champions League ndërsa Jupp nuk dha asnjë detaj se a do të mungojë Kiliani por ishte me shpresë: ”Ai është një luftëtar, besoj se do të shërohet shumë shpejt.”