Lucas Vazquez u paraqit në konferencë për shtyp pas fitores së mbrëmshme ndaj Malagas dhe analizoi fitoren, sezonin, penalltinë ndaj Juventusit dhe ndeshjen ndaj Bayernit.
Fitorja
”Gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim dhe të bënim një ndeshje të mirë për të vazhduar ecurinë e mirë. Jemi të lumtur për Iscon, ai luajti një ndeshje fantastike.”
Penalltia ndaj Juventusit
”Po bën shum xhiro për dicka që nuk ka nevojë, gjëra të futbollit. Eshtë e vështirë të shohësh Madridin në tetë vite radhazi në gjysmëfinale. Njerëzit janë të lumtur për dështimet tona. Duhet të jemi të vetvetja dhe të lumtur që kemi arritur në gjysmëfinale. Penalltia po diskutohet më shumë në Spanjë se në Itali.”
Sezoni
”Në muajt e parë kemi humbur shumë pikë dhe kjo ka ndikuar të jemi larg liderit. Duhet të përmirësohemi dhe të shohim që duhet të fillojmë sezonin ashtu sic po i mbarojmë.”
Bayerni
”Eshtë një rival i madh, një histori e futbollit Europian. Jemi duke pritur për atë ndeshje.”
James Rodriguez
”Eshtë miku im por shpresoj që mos të arrij në finale.”