Real Madridi ka mposhtur Malagan me rezultatin 2-1 në shtëpinë e saj me golat e Iscos dhe Casemiros. Ishte një ndeshje speciale për mesfushorin nga Malaga që rikthehej në shtëpinë e tij, stadiumin në të cilin u rrit dhe u bë i njohur. Dhe tizozët poashtu e pritën mirë, sikur ai të mos kishte shkuar fare nga kjo skuadër në sezonin 2012/13 – ovacione, duartrokitje dhe brohotije me emrin e tij nga shkallët e stadiumit.
Por akoma më shumë se kaq, kjo ndeshje ishte speciale edhe për faktin që Isco shënoi dhe një gol që i mungonte: nga goditja e dënimit.
Pikërisht goli i 0-1 me Iscon golashënues erdhi në minutën e 29 të takimit dhe i dha Real Madridit qetësinë e nevojshme dhe avantazhin e ndeshjes. Isco nuk e festoi golin, por shkoi të kërkonte falje nga tifozët.
Ishte Casemiro më pas që dyfishoi avantazhin në minutën e 63 pasi u gjet shumë mirë në zonën e kundërshtarit dhe me një prekje të lehtë dërgoi topin në rrjetë.
Por nuk ishte e thënë të mbaronte një ndeshje perfekte, pasi Malaga arriti të ngushtoje avantazhin në minutat e fundit të takimit pas një pasigurie në zonë nga Vallejo.
Golat dhe rastet më të mira të ndeshjes: