Gianluigi Buffon është rikthyer të flas përsëri për penalltinë e Benatias ndaj Vazquez, gjë që shkaktoi shumë polemika në ndeshjen Real Madrid vs. Juventus, dhe që solli përjashtimin e tij me të kuq në ndoshta ndeshjen e fundit në Champions League.
”Nuk kam për t’a ndryshuar këtë sepse unë jam një qenie njerëzore që vendos pasionin, ndjenjat, zemërimin, gjej mënyra për të folur, i saktë ose i pasaktë, ndonjëherë i tepruar, por ky është Gigi Buffon.”, thotë portjeri legjendar rreth protestave që bëri ndaj gjyqtarit.
Buffon thotë se ai ende nuk beson se u akordua penalltia: ”Nuk është një situatë që mund të thuhet se ishte penallti e sigurtë. Nuk them që nuk ishte penallti, them se ishte e dyshimtë, dhe disi e dyshimtë në një ndeshje të ngjashme, 20 sekonda para fundit, një gjyqtar me përvojë që ka kaluar qindra fusha, sipas meje, do të bënte një tjetër vlerësim.”