Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj Malagas (20:45h). Tekniku Francez nuk la pa përmendur dhe diskutimet e fundit për triumfin ndaj Juventus, shortin e Championsit dhe Bayern Munich.
Ndeshja pas Championsit: ”Ne duhet t’a kuptojmë që do të jetë më e vështirë, gjithnjë pas një ndeshje Championsi. Sforocoja është enorme. Kemi pushuar shumë mirë gjatë këtyre tre ditëve dhe jemi të përgaditur.”
Vjedhje ndaj Juventus: ”Çdokush mund të ketë mendimin e tij, nuk e diskutoj këtë. Kur njerëzit më flasin për vjedhje.. në fund të fundit, ajo që po bëjmë ne, i shqetëson shumë njerëz. Nuk mund t’a ndryshoni këtë, unë do e mbroj klubin tim. Pa dyshim që merituam të kalonim, por njerëzit tani flasin.. dhe unë nuk përgjigjem. Jo vetëm këtu, por edhe në Francë, mediat janë të çuditshme.. Ne zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe jemi në gjysmëfinale.”
Zili ndaj Real Madridi: ”Nuk do të futem në këto gjëra. Ajo që njerëzit mund të konsiderojnë se ka qenë një vjedhje, për këtë jam i indinjuar. Ka anti-madrilena, askush nuk do e ndryshoje. Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë, askush nuk do e ndryshoje historinë e këtij klubi. Mund të shkruani, mund të flisni, por asgjë nuk e do e ndryshoje historinë e këtij klubi, që është më i miri. Nuk më duket normale ajo që është krijuar pas kësaj. Ishte penallti. Gjithçka që kemi bërë deri tek penalltia, edhe pse Juve bëri një ndeshje të mirë, ne merituam të shënonim dhe kjo është logjike. Është e vërtetë që gjërat që kanë ndodhur këto tre ditë kanë qenë të tepruara.”
James Rodriguez: ”Si gjithë Bayern, do të doje të bëje mirë ndaj nesh. Po bën një sezon të mirë, është thjesht një lojtar më shumë.”
Profesionistë që akuzojnë Real Madridin dhe ndihma e arbitrave: ”Të gjithë mund të kenë mendimet e tyre, nuk do të kontestoj atë që thonë lojtarët, e vetmja gjë që them është që nuk mund të më flisni për vjedhje, jam i indinjuar nga kjo, ndërsa pjesën tjetër e kuptoj. Çdokush i mbron të tijët.”
Presioni: ”Nuk mendoj për këto gjëra, ajo që mendojmë është të stërvitemi mirë. Vijmë me iluzion dhe askush nuk do të na largoje këtë. Të gjithë arbitrat do të tentojnë të bëjnë punën e tyre, ashtu si ne. Mendojmë pozitivisht dhe nuk mendoj se pas gjithë kësaj do të ketë dikush që mund të na shkaktoje dëme, nuk e besoj.”
Avantazh ndaj Bayern: ”Jo, asnjë. Si gjithmonë dhe akoma më shumë në këtë nivel garimi. Do të luajmë ndaj një ekipi shumë të mirë, nuk kemi avantazh për asgjë. Nëse ka ndonjë, është fakti që ndeshja e kthimit luhet në shtëpi. Përveç kësaj, është 50-50.”
Malaga: ”Nuk e meritojnë të jenë të fundit në tabelë. Kam parë ndeshjet e tyre dhe të habit pozicioni i tyre në klasifikim. Do të shkojmë për të fituar por do të jetë e vështirë sepse rivali do të doje të bëje maksimumin, kështu që duhet të jemi të përgaditur.”
Vepra e Buffon, njëjtë si e juaja në botëror: ”Nuk e kuptoj atë që ka bërë dhe atë që ka thënë. Ishte i nxehur, mbase. Por mirë, këtë s’mund t’a ndryshojmë. Duhet pranuar dënimin e tij, thënë ndryshe, ne merituam kualifikimin tonë. Kjo është ajo që më intereson.”
Kritikat për kualifikimin: ”Mendojmë se kemi bërë shumë mirë në të dyja ndeshjet. Asnjëherë nuk më kanë sinjalizuar në këtë mënyrë. Nuk jemi as lartë, e as poshtë, jemi në mes. Ajo që thuhet për vjedhje, nuk është e vërtetë, kjo është e gjitha.”
Juve 0-3: ”Më surprizoi dhe mua. Nuk mi largoi dyshimet, thjesht e kundërta. Është e bukura e futbollit, mendoja që nuk do të mund të kalonim, dhe kaluam. Ndonjëherë shumë mirë për ty, ndonjëherë jo. Kemi bërë një ndeshje të mirë, por kur nuk shënon, futesh në ankth. Mua më pëlqen, për emocionet, është diçka shumë e mirë.”
Hakmarrja e Bayern: ”Besoj se janë më mirë këtë vit. Është një ekip që rivalizon shumë mirë, ndërsa si klub e dimë se si janë. Dhe si ekip, nuk ndalen, do të na krijojnë shumë vështirësi, më tepër se asnjëherë këtë vit. Janë shumë solid, kanë një dinamikë të mirë në rezultate. Nuk më pëlqen të flas për hakmarrje dhe nuk mendoj për të shkuarën, por vetëm për të tashmen dhe për të ardhmen, para se gjithash, për atë që do të bëjmë nesër.”
3 ditë pas polemikave: ”Është një turp, jam shumë i zhgënjyer jo vetëm për penalltinë, por për njerëzit që mendojnë se ishte një vjedhje. Duhen ndaluar këto tipe akuzash. Nuk më besohet që ka njerëz që i thonë këto gjëra.”