Massimiliano Allegri dëshiron mbylljen e debatit për penalltinë dhe ka kërkuar nga ekipi i tij të jenë të përqendruar për të fituar titullin e Seria A, i cili është ende në ajër.
Tekniku Italian u paraqit në konferencë për shtyp sot para ndeshjes që ekipi i tij e zhvillon këtë fundjavë ndaj Sampdorias.
”Gjyqtari bëri një ndeshje të mirë. Për fat të keq, si në monopol, u takua me kartën papritur. Askush nuk tha, por unë mendoj se koha shtesë ishte e tepruar për shkak se nuk kishte zëvëndësime. Dhe këtu Madridi përfundoi mbi ne.”, thotë Allegri.
Ai mbrojti gjithashtu kapitenin e tij Gigi Buffon i cili nuk e kontrolloi veten në momentin e penalltisë dhe u përjashtua me të kuq: ”Gjatë 20 viteve ka qenë një shembull si një njeri brenda dhe jashtë fushës. Nëse njëherë, në një situatë të vështirë, jep atë deklaratë, ju duhet ta kuptoni.”
Për fundi, Allegri e ka përshkruar ndeshjen në Bernabeu si të shkëlqyer nga ekipi i tij: ”Dicka tjetër nga ajo ditë ishte ndeshja e bukur kundër një ekipi galaktik. Niveli jonë po përmirësohet cdo ditë, por në Itali është më ndryshe pasi ka më shumë taktika dhe tani duhet të rikthehemi menjëherë në kampionat.”