Florentino Perez dhe bordi i tij janë të lodhur nga fushatat kundër Real Madridit, dhe tani do të kundërpërgjigjen ndaj të gjithë atyre që tentojnë të ulin vlerat e klubit dhe tifozëve Madrilen.
Miliona ndjekës mbarë botën, të përllogaritur nga rrjetet sociale dhe poashtu nga anëtarësimet si dhe shitjet e bluzave, janë bërë më tepër se vetëm tifoza sipas drejtuesëve të klubit.
Gjithnjë sipas tyre, tifozët janë thesari i klubit, sepse janë ata që do të qëndrojnë besnik ndaj Real Madridit pavarësisht shqetësimeve dhe ngacmimeve të ndryshme që vijnë nga mediat dhe nga jashtë skuadrës.
Në Santiago Bernabeu, janë marë disa vendime dhe klubi do të mare masa për të gjithë këtë.
Kjo mund të nënkuptoje një aksion legjislativ ndaj të gjithë atyre që vazhdojnë të shkelin limitet e nderit dhe të vënë në pikëpyetje qëllimet e klubit dhe lojtarëve.
Ekziston një lodhje dhe një humbje durimi nga drejtuesit e klubit kundrejt mediave dhe qëllimi i tyre nuk është të rijnë duarkryq dhe të qëndrojnë pa ndërmarë asnjë veprim.
Historia e Real Madridit dhe veçanërisht historia që po shkruhet së fundmi, është për t’u mbrojtur nga miliona ndjekës që kanë qenë dëshmitarë të sukseseve më madhështore të klubit dhe kanë parë se si vazhdimisht këto suksese janë tentuar të nënvlerësohen dhe nëpërkëmben.
Fillimisht ishin ngacmimet që vinin nga lojtar të skuadrave tjera rivale, pastaj rrjetet sociale dhe më vonë supozimet që Real Madridit i biejnë kundërshtarët më të lehtë.
Tani, po flitet sikur gjyqtarët po ‘blihen’ dhe në këtë mënyrë vëndohet në pikëpyetje vlera dhe mundi i skuadrës së Zinedine Zidane.
Por, durimi ka mbaruar dhe ka ardhur koha t’i thuhet stop të gjithë kësaj.
Drejtuesit e klubit kanë marë parasyshë të gjitha masat dhe nëse është e nevojshme, do të shkojnë edhe në nivele më të larta gjyqësore për të mbrojtur nderin dhe vlerat e klubit.
Madje edhe vet lojtarët nuk durojnë më dhe Florentino Perez ka dhënë ‘OK’ për të përdorur çfarëdo që është e nevojshme për të përfunduar këtë ‘bombardim’ konstant ndaj ekipit.
Çdo gjë që ka arritur Real Madridi, është si rezultat i punës së palodhshme dhe vlerave që ka në skuadër. Askush dhe asgjë nuk mund t’a ndryshoje këtë, pavarësisht tentimeve të kota.