Penalltia e Benatias në Vazquez vazhdon të komentohet nga të gjithë. Së fundi, është edhe Pep Guardiola i cili ka dhënë mendimin e tij rreth kësaj penalltie që eliminoi Juventusin nga Champions League.
”Mancheste City është pajtuar për sistemin VAR, por tjerat ekipe nuk e dëshirojnë. Gjyqtarët duhet të ndihmohen, jo vetëm këtu në Angli, në gjithë botën pasi futbolli është shumë i shpejtë. Tani për shembull, nuk e dimë nëse ishte penallti për Real Madridin ndaj Juventusit. Nuk është e lehtë për gjyqtarët. Ata kanë nevojë për ndihmë. Herët apo vonë do të pranohet ky sisitem, ndoshta në fillim nuk funksionon mirë, por do të përmirësohet dhe përmirësimi do të jetë më efikas.”, thotë trajneri i Manchester Cityt, që u eliminua nga Liverpooli në cerekfinale.