Diego Armando Maradona nuk donte të humbaste mundësinë që të komentojë polemikat rreth penalltisë që e dërgoi Real Madridin në gjysmëfinale të Champions League.
”Nuk ishte penallti, jo. Totalisht. Kur Cristiano dërgoi topin, Vazquez mund të bënte goditjen sepse ishte shumë afër. Ai që vjen nga mbrapa, Chiellini apo Benatia, normalisht se dëshiron t’a marrë topin nga Vazquez. Por, Vazquez, i mençur, ashtu siç do t’a bëja edhe unë, e pranoi dhe u rrëzua.”
Argjentinasi beson se 99% do të ishte gol ky nga Vazquez nëse nuk do të pengohej: ”Në 99% do të ishte gol i Madridit sepse Vazquez do t’a shënonte atë. Protagonisti kryesor ishte ai.”