Ish sulmuesi i Juventusit dhe legjenda e gjallë e këtij klubi, Alessandro Del Piero ka thënë se nuk e kupton shokun e tij Gianluigi Buffon dhe fjalët e tij pas një penalltie që i eliminoi ata nga Champions League.
”Kur Gigi foli për gjyqtarin…sinqerisht ishte vështirë t’a kuptoja.”, tha Del Piero që analizoi ndeshjen në Sky Sport Italia.
”Unë nuk e kuptoj pse ne duhet të bëjmë shumë referencë në ndeshjen e dytë, futbolli është kështu dhe analizoni momentin, i këndshëm apo i shëmtuar. Mendoj se pas pak ditëve, Buffon do t’i ndryshojë fjalët që i tha gjyqtarit.”