Masimilliano Allegri u paraqit në konferencë për shtyp pas eliminimit nga Real Madridi në cerekfinale të Champions League. Tekniku Italian ishte shumë kritik për gjyqtarin e ndeshjes dhe analizoi atë bisedën që kishte me Ramos.
Ndeshja
”Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe i përgëzojmë djemtë. Ndeshja e parë ishte gjithashtu e mirë, por u dëshpëruam kur pranuam golin në minutën e dytë dhe supergolin e Cristianos. Ndeshja nuk ishte e keqe dhe kisha shpresë për ndeshjen e dytë. Ekipi meritoi vazhdimet, por të qash është e padobishme. Do të jemi të trishtuar për dy ditë.”
Penalltia
”Nuk mund të bënte asgjë më shumë. Gjyqtari mendoi se ishte penallti dhe e gjykoi atë. Kjo është.”
Sistemi VAR
”VAR nuk ekziston dhe kemi humbur. Gjithmonë e kam thënë që VAR është një mjet shumë i rëndësishëm, por nuk është këtu.”
Kartoni i kuq për Buffon
”Nuk e di nëse do të jetë ndeshja e tij e fundit në Champions, por e kuptoj reagimin e tij. Kishte shumë konfuzion në fushë. Tre sekonda ishin deri në fund.”
Problemi me Ramos
”Unë i thash atij se nuk ishte në penallti e qartë, që ishte në një zonë. Në ndeshjen e dytë, në 92’të penallti. Karton i kuq për Buffon…nuk e kuptoj.”
A është me të drejtë Madridi në gjysmëfinale?
”Ne largohemi me shije të hidhur sepse nuk luajtëm edhe në vazhdime. Mendoj se të dy ekipet e merituan kualifikimin në gjysmëfinale.”
Futbolli Italian
”Këto natë kemi treguar se Juventusi është rritur shumë në vitet e fundit. Dy vjet më parë luajtëm mirë në Munich, vitin e kaluar në finale dhe këto vit garuam në një mënyrë të pabesueshme. Kjo na jep edhe më shumë besim.”