Njëri nga protagonistët kryesorë të ndeshjes Real Madrid 1-3 Juventus, padyshim se ishte Lucas Vazquez i cili në minutën e 92’të fitoi një penallti, që ishte vendimtare për kualifikimin e ekipit në gjysmëfinale të Champions League.
Pas ndeshjes ai shpjegoi në detaje aksionin dhe shtyrjen nga Benatia në momentin e penalltisë.
”Cristiano më dërgoi një top në zonë dhe sapo bëhesha gati të kontrolloj topin, Benatia më shtyu. Mendoj se nuk ka më asnjë diskutim për këtë. Duhet të jemi të lumtur për gjysmëfinalen, që është më e rëndësishme. Sa i përket protestave, pas një ndeshje të madhe dhe një penallti në minutën e fundit, është normale të protestosh deri në fund.”, tha Vazquez.
Gjithashtu ai vazhdoi: ”Champions League nuk e falë askënd dhe duhet të jeni të përqendruar cdo minutë të ndeshjes në këtë garë. Vuajtëm deri në fund dhe goli i Cristianos është shumë i rëndësishëm. Tani kundërshtari duhet të përgatitet dhe të përballet me motivacionin më të madh të mundshëm dhe për finalen.”