Cristiano shënoi golin e vetëm të Real Madridit në humbjen e sontme ndaj Juventusit me rezultat 1-3. Ky gol i Cristianos nga pika e penalltisë dërgoi Real Madridin në gjysmë-finale.
Portugezi pas ndeshjes foli përpara mediave, ku u shpreh se nuk i kuptoi protestat e lojtarëve të Juves për akordimin e penalltisë, e cila sipas tij ishte e tillë.
“Lucas u shty nga mbrapa. Nëse nuk do të ishte penallti, do të ishte gol”, ka deklaruar CR7.
Cristiano duke folur për ndeshjen, tha se vuajtën shumë dhe se duhet mësuar nga ky gabim.
“Në futboll nuk mbaron asgjë, ne duhet të luftojmë deri në fund. Sot Real Madridi mund të shënonte më shumë gola, por Juventusi dhe Buffon kanë qenë të mirë. Ne jemi fituesit”, u shpreh 33 vjeçari CR7.
Cristiano për goditjen e penalltisë në minutën e 96-të të ndeshje bëri të ditur se edhe pse tensionet e u ngriten, ai ishte i qetë.
“E dija se ishte vendimtare”, ka treguar Cristiano.