Florentino Perez dje dha një intervistë për Gazetta dello Sport, në të cilën foli për shumë tema dhe në vecanti për supergolin e Cristianos në ndeshjen e parë ndaj Juventusit në Torino.
Presidenti zbuloi se nga kush pranoi urimin më të mirë për supergolin e lojtarit Madrilen.
”Ajo që ndodhi në Torino ishte emocionuese dhe tregon madhështinë e Juventusit dhe publikut të tyre. Goli i Cristianos ishte njëri nga më të mirët e historisë, një gol i mrekullueshëm nga lojtari më i mirë në botë. Urimin më të mira e pranova nga Juan Carlos, mbreti i Spanjës apo ‘mbreti i epokës time’ sic e quaj unë, i cili më përgëzoi për supergolin e Portugezit.”, ishin fjalët e Perez rreth supergolit dhe urimit që mori nga mbreti i Spanjës.
Gjithashtu në fund ai shtoi se Cristiano është aktualisht simboli i Madridit: ”Cristiano është trashëgimtari i Di Stefanos dhe reflekton vlerat e Real Madridit. Ai është golashënuesi më i mirë në histori dhe prezanton atë që të gjithë e kemi: talentin, punën, sakrificën, profesionalizmin dhe ambicien. Cristiano, sot, është simboli i Madridit.”