Raphaël Varane sonte do të jetë me një partner të ri në qendër të mbrojtjes duke e ditur që kapiteni Sergio Ramos do të mungojë për shkak të pezullimit pasi këtë sezon është ndëshkuar dy herë me karton të verdhë.
Gjatë konferencës për shtyp që dha Varane në ditën e djeshme, ai mori një pyetje paksa më ndryshe se të tjerat nga një gazetar. Mbrojtësi Madrilen u pyet se si do t’ia dalë të jetë një Sergio Ramos sonte në fushë dhe që të zëvëndësojë kapitenin si lider me fjalët e tij.
”Mirë, duhet t’a bëj shumë mirë, në nivelin më të lartë. Kam një personalitet të qartë, e di se si t’i ndihmojë bashkëlojtarët e mi. Më pas, nuk mendoj se përgatitja ndryshon shumë, vetëm duhet të jemi më konkurrues. Unë do të duhet të bëj si Ramos, të bërtas dhe të jem i vëmendshëm ndaj të gjithëve. Eshtë mirë që bashkëlojtarët mund të zëvëndësohen me mua. Duhet të jemi konkurrues, të shkoni për më shumë.”, ishte përgjigja e Varane rreth kësaj pyetje.
Rikujtojmë që sonte Varane do të jetë partner në qendër të mbrotjes me Vallejo apo Casemiro, nëse mbrojtësi i ri Spanjoll nuk është plotësisht i gatshëm për këtë ndeshje.