Tekniku Madrilen, Zidane u paraqit dje në konferencë për media para ndeshjes së sontme ndaj Juventusit dhe kur një gazetar i bëri pyetjen se pse ndihet i mërzitur kur e konsiderojnë si favorit kryesor për t’a fituar Champions League, Francezi u përgjigj me këto fjalë:
”Nuk duhet të flasim për këtë. Siç më pyetni mua, unë përgjigjem, por e dimë se në futboll duhet ti respektojmë të gjithë. Me ndeshjen që luajtëm ndaj Atleticos, mund të humbasin gjithashtu. Kështu është futbolli. Duhet t’a respektojmë kundërshtarin, mund të ndodhë gjithcka, nëse jemi të përfshirë nga 1 në 90, kemi më shumë mundësi. Por duhet t’a tregojmë gjithmonë.”